SHBA, Santorum tëhiqet nga gara presidenciale

Santorum me vajzë ne tij 3-vjeçare
Rick Santorum ka deklaruar tërheqjen nga gara për të qenë kandidat për president në SHBA. Kjo i hap rrugën Mitt Romney, për tu bërë kandidati që do të vihet përballë Barak Obamës në zgjedhjet e nëntorit pasi Santorum ishte rivali i tij kryesor.
Ne morëm një vendim në tavolinë e kuzhinës e morëm atë në fundjavë dhe gara presidenciale për mua ka marrë fund, tha Santorum në konferencën për shtyp.
CNN raporton se Santorum i ka telefonuar rivalit të tij kryesore për ta informuar për vendimin. Romney e ka përgëzuar për fushatën dhe e ka quajtur konkurrent të zot dhe të denjë me zë të fuqishëm.
Tërheqja bëhet për shkak të vajzës së tij 3-vjeçare Isabella, e cila këtë fundjavë ishte në spital. Santorum dhe bashkëshortja e tij Karen do të kujdesën për vajzën, e cila ka lindur me Trisomy 18 (gjendje kromozonale e cila pengon zhvillimin dhe që zakonisht është fatale).
Për vajzën e tij Santorum u shpreh: ajo është një luftëtare, po ia del mbanë dhe ne po përpiqemi që të kalojmë një kohë sa më të mirë me atë. /F.S/