Ndryshime ne Shtepine e Bardhe

Në krye të Keshillit Ekonomik Obama rikthen ish-zyrtarin e administratës së Klintonit, Xhin Sperling, i cili sipas presidentit ka ndikuar në përmbysjen e situatave të disfavorshme ekonomike.
“Një nga arsyet se përse zgjodha Xhin është sepse ai e ka bërë këtë gjë edhe më parë. Gjatë kohës që shërbeu në administratën e Klintonit ai ndihmoi të formuloheshin politika që ndihmuan në balancimin e deficiteve, në progresin dhe prosperitetin e qendrueshëm të familjeve amerikane”, tha presidenti Obama gjatë prezantimit të Sperling.
Sperling pason në këtë post Laurent Samers, një tjetër zyrtar i lartë i administratës së Klintonit. Emërimi i tij është ndryshimi i fundit i administratës së Barak Obamës që përballet me shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sfidat për Obamën kanë filluar. Republikanët votuan në favor të debatit për shfuqizimin e reformës shëndetësore të presidentit aktual.