E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niger merren peng 2 franceze

Dy shtetas francezë u morën peng nga persona të armatosur në Niger.

Sipas mediave franceze, të cilat citojnë burime lokale nga shteti afrikan, mësohet se dy shtetasit francezë u rrëmbyen në një lokal në kryeqytetin e Nigerit, Niamei.

Personat e armatosur kanë hyrë me dhunë në ambientet e lokalit dhe kanë detyruar francezët që t’i ndjekin. Ata janë larguar më pas me shpejtësi.

Nuk dihet nëse pas sulmit qendron ndonjë organizatë terroriste apo është një rrembim për qëllime përfitimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›