Opozitari iraken thirrje anti-amerikane

Kleriku-politikan iraken, Moqtada Sadr deklaroi përpara një turme të entuziasmuar ndjekësisht se vendi i tij duhet t’i thotë jo SHBA-së, raportoi mëngjesin e sotëm BBC.
Sadr, drejtues i muslimanëe shit lëshoi thirrjet e tij nga qyteti i Naxhafit, pas tre vitesh azili në Iran. Grupi i tij i milicisëë, i quajtur Ushtria Mehdi, është përplasur disa herë me forcat e sigurisë së Irakut dhe ato amerikane, që prej pushtimit të vitit 2003.
Një muaj më parë, lëvizja politike e drejtuar prej tij arriti të siguronte 39 vende në parlament dhe drejtimin e shtatë Ministrive.