E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i kenaqur per uljen e papunesise

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, u shpreh i kënaqur me tendencën pozitive të uljes së papunësisë në vend, në një deklaratë të dhënë për mediat gjatë mbrëmjes së djeshme.

Obama sheh një tendencë të qartë pozitive dhe bëri thirrje për më shumë investime. Papunësia në vend u ul gjatë dhjetorit me 0,4%, për të shkuar në kuotën e 9,4% të forcës aktive të punës. Kjo ishte ulja më e lartë brenda një muaji që prej 1998-s.

”Nëse jeni duke menduar që të bëni investime në të ardhmen, bëjini ato që tani dhe do të na ndihmoni edhe ne që të rrisim ekonominë tonë”, deklaroi Obama përpara mediave.

”Shenjat janë shumë shpresëdhënëse dhe nëse vazhdojmë edhe pak kohë me këto ritme, atëherë papunësia do të ulet në nivelet e saj të zakonshme në vend”.

Rezerva Federale (ekuivalentja e Bankës së Shtetit) informoi se 103 mijë vende të reja pune u krijuan gjatë dhjetorit, por rënia drastike e papunësisë lidhet kryesisht me faktin se 260 mijë të papunë hoqën dorë nga kërkimi i punësimit.

Aktualisht, 14,5 milion persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbijetojnë falë asistencave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›