E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza gjen vdekjen ushtari izraelit

Një ushtar izraelit gjeti vdekjen dhe katër të tjerë u plagosën nga një shkëmbim zjarri me militantët palestinezë në kufirin me Gazan.

Sipas autoriteteve izraelite, ushtari ka gjetur vdekjen jo nga armët e palestinezëve, por nga ato të kolegëve të tij.

Incidenti ka ndodhur gjatë një përleshje të armatosur në kufirin me Gazan kur, sipas Izraelit, militantë palestinezë po përpiqeshin të vendosnin eksplozivë në rrethimin e sigurisë përgjatë vijës ndarëse të Gazas.

Përplasja më e fundit shoqëron një muaj tension të vazhdueshëm në kufirin me Gazan ku shkëmbimet e zjarrit kanë qenë të shpeshta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›