E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma mbreterore Londra jeton diten e saj te madhe

Princi William dhe Kate Middleton do të lidhin sot kurorë në abacinë e Uestminister në Londër, në dasmën mbretërore që do të ndiqet live nga miliona teleshikues në të gjithë botën. Do të jetë një ditë e madhe për  kryeqytetin  britanik i cili është i pushtuar nga ankthi, pasi u ka dhënë dorën e fundit të gjitha përgatitjeve.

Mijëra turistë kanë mbërritur tashmë në Londër, ndërsa trafiku nga Franca përmes La Manshit është rritur me 30 për qind. Nusja e ardhshme e ka kaluar natën e fundit të beqarisë në hotelin Goring. Middleton ka mbërritur në hotel, ku është pritur me brohoritje nga një turmë e madhe fansash. Kate, veshur me një fustan me pika, bardhë e z shoqërohej nga nëna e sa, Karol dhe e motra Pipa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›