E Diel, 1 Nëntor 2026

Amb. Wollfarth Shqiperia i ka mundesite qe zgjedhjet te mbahen sipas standarteve

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth tha sot se Shqiperia i ka te gjitha mundesite qe zgjedhet per pushtetin vendor me 8 maj te kapin standartet e kerkuara. Sipas tij i rendesishem eshte vullneti politik jo vetem nga partite por dhe nga qytetaret e komisioneret per te cilet ai tha se duhet te qendrojne ne qendrat e votimit e te kryejne detyren e tyre ndersa kujtoi rastet e largimeve ne zgjedhjet e shkuara. Keto komente ambasadori Wollfarth i beri ne perfundim te takimit me presidentin Bamir Topi

Ndersa fushata zgjedhore po I afrohet fundit thirrjet per respektimin e rregullave te lojes dhe per nje pjesmarrje masive te qyetareve vazhdojne te perseriten ndoshta edhe sepse klima qe I ka paraprire nuk ka qene fort e favorshme. Per mabasadorin e Osbe-se Eugen Wollfarth Shqiperia ka bere shume progres ne 20 vitet e fundit qe nga ardhja e demokracise dhe nuk ka pengesa per nje te ardhme te mire nese vete qytetaret kontribuojne per kete dhe qe te arrihen standartet e kerkuara sipas ambasadorit eshte I nevojshem ne radhe te pare vullneti politik Eshte e rendesishme qe te kemi nje vullnet te mire politik dhe kjo eshte dicka qe i takon vetem partive politike por eshte dhe nje vullnet politik nga ana e qytetareve apo dhe komisionereve qe ti sherbejne realisht vendit.

Dhe pikerisht per rolin e komisionereve gjate procesit zgjedhor duke ju pergjigjur nje pyetje lidhur me masat e marra nga Komisioni qendror I zgjedhjeve sic qe dhe vendimi I  kundershtuar nga opozita per prodhimin edhe te vulave rezerve ambasadori ollfarth u shpreh se fenomeni I largimit te komisionereve nuk duhet te perseritet Eshte shume e rendesishme qe te gjithe ata qe presupozohet tu sherbejne ne qendrat e votimit dhe ne komisione te qendrojne aty ku duhet te jene dhe te bejne detyren e tyre Eshte shume e rendesishme qe te vete qytetaret te ndertohet besimi te sistemi qe kur te shkojne te votojne ne qendren e votimit ta bejne kete ne prani te komisionereve. Nuk ka qene gjithnje keshtu ne te kaluaren. Ka patur raste kur komisioneret jane larguar gje qe nuk duhet te ndodhe akoma e ne raste te tilla duhet te merren masa korrigjuese te cilat po meerren dhe mua me duket nje pergatitje me vend

Ambasadori Wollfarth beri komentet e tij edhe rreth situates se krijuar per mbulimin mediatik dhe perdorimin nga ana e subjekteve apo kandidave te kasetave te pergatitura prej tyre. Sipas tij respektimi i lirise se shypit eshte mjaft e rendesishme dhe mbeshteti idene se duhet te jene gazetaret ata qe te ndjekin fushaten e jo te perdorin lajme nga te tjeret.

Ambasadori Wollfarth foli pas nje takimi qe ai pati sot me presidentin Bamir Topi ku dhe nje here eshte vene theksi te domosdoshmeria e nje procesi sa me te qete e te arritja e standarteve demokratike ne perputhje me rekomandimet e OSBE/Odihr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›