E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna qeveritare Siria rihap kufinjte me Jordanine

Pika kryesore kufitare mes Sirisë dhe Jordanisë është rihapur vetëm një ditë pasi Damasku mbylli të gjitha kalimet kufitare me fqinjin e tij. Mbyllja e kufirit erdhi pas zbarkimit të tankeve të ushtrisë në qytetin Deraa, qendër e protestave antiqeveritare në Siri. Ndërsa pikëkalimet e tjera mbeten të mbyllura, kufiri që lidh kryeqytetet e dy vendeve Aman dhe Damask ka nisur të funksionojë. Ndërkohë, opozita siriane shpreson që dita e sotme, që është e premtja e lutjeve në xhami, të shënojë një rritje të protestave në vend, të cilat e kanë humbur disi vrullin për shkak të dhunës së papërmbajtshme të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›