Beteja ne Libi forcat qeveritare fitojne terren

Forcat besnike të liderit libian Muammar Gaddafi kanë marrë pozicionet e avancuara të kryengritësve përgjatë kufirit me Tunizinë, por opozita e ka përgënjeshtruar këtë lajm të transmetuar nga televizioni shtetëror në Tripoli. Gjithsesi, luftime janë zhvilluar në territorin tunizian në afërsi të një pike kufitare, ndërsa ushtarët e Gaddafit kanë kërkuar ndjesë për shkeljen e kufirit. Kryengritësit njoftuan për luftime edhe në qytetin Zintan ku forcat qeveritare kanë bombarduar me raketa të cilat konsiderohen mjaft të rrezikshme për civilët. Kështu, territori i fituar vetëm një javë më parë nga kryengritësit libianë, ka rezultuar e përkohshme, ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore të NATO-s.