Ndryshime në përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë, 5 deputetë lanë detyrën para zgjedhjeve lokale

27-08-2011 / Gazeta 55
Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi në përbërjen e tij me plot 5 deputetë, të cilët lanë detyrën e përfaqësuesve të popullit, për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 8 majit. 3 ligjvënës të Partisë Demokratike dhe 2 të PS-së, kandiduan për kryetar bashkie. N ga PD-ja, Lulzim Basha i la vendin Aurel Bylykbashit në listën shumë emërore të qarkut Elbasan, Ferdinand Xhaferraj u zëvendësua nga Ndriçim Babasi në qarkun Durrës dhe Ardian Kollozi u largua për t’i lënë vendin Kosta Barkës në qarkun e Vlorës. Nga PS-ja dorëzuan mandatin e tyre ish deputetët Gjokë Jaku dhe Fatos Tushe dhe në vend të tyre erdhën Arjon Muçaj dhe Ndrec Deda. Pak muaj më parë, me një vendim të Kushtetueses, u largua edhe Ilir Beqja dhe vendin e tij e zë Paulina Hoxha.
...