Raporteri i PE në PS, diskutohet kriza politike
TIRANE-Pas takimeve me krerët e shtetti dhe qeverisë, sot raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë u ndal në selinë rozë. Ka qënë Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, njëkohësisht kryetar i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi I shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që priti sot në një takim të veçantë Raporterin e PE për Shqipërinë, eurodeputetin Nikolas Chountis. Në qëndër të bisedimeve ka qënë kriza e stërgjatur politike në vend.
Sic bën të ditur në një deklaratë për shtyp selia rozë, në këtë takim Kryetari i grupit të deputetëve socialistë, Ruci duke u ndalur në në krizën politike të vendit. Ruci, tha se “PS ka ndërmarrë të gjithë hapat konkretë për zgjidhjen e kësaj krize; duke qenë e përfaqësuar në Kuvend; duke propozuar nisma ligjore dhe vendimmarrëse, të cilat nëse nuk do ishin hedhur poshtë nga mazhoranca sot do të kishin zgjidhur përfundimisht krizën”.
Nga ana e tij, Raporteri i PE për Shqipërinë, Chountis u shpreh se “ne do të bëjmë gjithshka që në Shqipëri të ndërmerren të gjitha hapat demokratikë për zgjidhjen e krizës”.
Ruci vlerësoi më tej rolin shumë të rëndësishëm që Parlamenti Europian luan në mbështjetjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke theksuar vullnetin e PS që Shqipëria të marrë sa më parë lajmin e shumëpritur të liberalizmit të vizave, Ruci theksoi se shqiptarët nuk mund të penalizohen për shkak të keqqeverisjes.
(d.b/BalkanWeb)