Ndryshimet e buxhetit të këtij viti shtohen 3 miliardë lekë
28/08/2009 Shehu: Të ardhurat nga privatizimet sipas formulës të miratuar në ligjin për buxhetin
Kontigjenca buxhetore do të shtohet me 3 miliardë lekë. Ky është vetëm njëri nga ndryshimet që Ministria e Financave do t’i bëjë buxhetit të këtij viti dhe që pritet të mbërrijë në Kuvendin e ri për miratim në muaji shtator. Numri 2 i Ministrisë së Financave, Sherefedin Shehu, ka bërë të ditur dje disa prej rishikimeve që përmban projekti i qeverisë, duke i vënë theksin keqinterpretimeve që iu bënë deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë për këtë çështje dhe rillogaritjet e shifrave të buxhetit. “Kryeministri tha në mënyrë të qartë që ne do të respektojmë vetëm ligjin dhe nuk i përdorim të ardhurat nga privatizimi për qëllime elektorale apo për qëllime të tjera. Ne do të çojmë në Parlament disa ndryshime. Megjithëse ne e kemi në kompetencë për të bërë alokimin e të ardhurave nga privatizimi, ne do t’i çojmë ato për t’i bërë pjesë të paketës të rishikimit të buxhetit të vitit 2009. Formula do të zbatohet në mënyrë të rreptë, ashtu siç është caktuar edhe në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por edhe në buxhetin e vitit 2009. Kjo do të thotë që 50 për qind e të ardhurave do të shkojnë për investime publike dhe 50për qind për ulje borxhi”, – është shprehur zëvendësministri Shehu. Sipas tij, qeveria është e fokusuar te deficiti buxhetor dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim në përdorimin e parave të privatizimit. “Ne parashikojmë që efekti i shkurtimit të shpenzimeve do të jetë rreth 8 miliardë lekë dhe po kaq do të jetë efekti neto i uljes së të ardhurave tatimore. Pra, ne do të shlyejmë mosrealizimet në të ardhura me kursimet në shpenzime. Ne do të përdorim të ardhurat nga privatizimet sipas formulës të miratuar në ligjin për buxhetin. Kjo do të thotë që për neto investimet publike në raport me atë që është miratuar në fillim të vitit do të rriten me 14.5 miliardë lekë, nga vlerësimet e deritanishme. Njëkohësisht, duke e vlerësuar krizën si prezente në ekonomi ne do të krijojmë të paktën 3 miliardë lekë kontigjencë të re. Do ta shtojmë në buxhet për ndonjë mosrealizim jashtë parametrave që kemi vlerësuar deri tani”, - u shpreh dje Sherefedin Shehu. Ndryshimet e propozuara nga qeveria synojnë ulje të deficitit buxhetor. Ky argument është risjellë një ditë më parë me shqetësim nga ana e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili e cilësoi si një prej treguesve të rrezikuar të ekonomisë.
Banka e Shqipërisë
Politika fiskale ka vijuar të ruajë karakterin e saj ekspansionist gjatë vitit 2009, duke u reflektuar në rritjen e nivelit të deficitit buxhetor dhe të konkurrencës së sektorit publik për mjete monetare. Banka e Shqipërisë gjykon se ruajtja e stimulit fiskal në këto nivele është e papërballueshme në një periudhë afatmesme. “Ne do të vlerësonim marrjen e masave për respektimin e nivelit të parashikuar të deficitit buxhetor për vitin 2009 dhe fokusimin e buxhetit të shtetit në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik për vitin 2010 e në vazhdim”, - tha një ditë më parë Guvernatori.