E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, protestohet për të drejtat e Camëve

TIRANË- Një tjetër protestë është zhvilluar sot në Tiranë, kësaj here jo për hapje kutish, por për cështjen Came. Po sot Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU dorëzuan sot në selinë e Shefit të Delegacionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, një promemorie mbi zgjidhjen e çështjes çame.

Protesta për të dejtat e Camëve u organizua sot para zyrave të Komisionit Europian në Tiranë nga komuniteti çamë në Shqipëri me rastin e 9 Dhjetorit, Dita e Genocidit Botëror.
Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi bëri të ditur se sot u protestua për të drejtat e camëve që nuk janë pak sipas tij, por numërojnë rreth 300 mijë persona në mbarë vendin. Idrizi theksoi se camet kerkojne qe Greqia te pranoje fajin per genocidin dhe te demshperbleje familjet e viktimave.
Gjithashtu ai paralajmëroi se të tjera protesta do të zhvillohen në ditët në vijim për më shumë të drejta ndaj këtij komuniteti, pronat e të cilit janë zaptuar nga Greqia në Luftën e Dytë Botërore. “Kërkojmë ndërhyrjen e qeverisë ose përndryshe do të përshkallëzojmë protestat”. Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri deklaruan se nuk ka anetaresim ne Bashkimin Europian, pa u zgjidhur ceshtja e te drejtave te njeriu. Idrizi tha se qeveria duhet të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të marrë masa. Kete thirrje kane perseritur me pankarta ne duar camet e mbledhur para dyerve te KE.

Promemorie në KE
Pas protestës, Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU), Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Instituti i Studimeve Çamëria, në kuadrin e Ditës Botërore kundër Genocidit, dorëzoi në selinë e Shefit të Delegacionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan, një promemorie mbi zgjidhjen e çështjes çame.
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, tha në një prononcim për mediat, se "sot në Ditën Botërore kundër Genocidit, PDU kërkon dëmshpërblime për familjarët e viktimave, mundësi për të gjithë anëtarët e komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e tyre, restaurim të së drejtës së pronësisë, realizimin e të drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan këtë gjë, ndalimin e diskriminimit të ortodoksve çamë që jetojnë në Greqi, etj".
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi, tha se "marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam", duke shtuar se "nesë ne nuk shohim asnjë përparim në këtë drejtim do të përshkallëzojmë protestat tona, deri në plotësimin e tyre". 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›