McIleham: Korrupsioni, kosto e lartë për shqiptarët
TIRANE- Në ditën ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës britanike në vendin tonë.
Diplomatja Fiona McIleham përmes një deklarate në shtyp ka theksuar se nevojiten masa ndëshkuese ndaj korrupsionit për të luftuar këtë fenomen.
"Progres Raporti i 2009 i Komisionit Europian për Shqipërinë flet për një “kulturë mosndëshkimi” në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktikë bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit. Të hënën, Ministrat e Jashtem Europianë nënvizuan urgjencën e kësaj sfide. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit Europian të Shqipërisë por për vetë popullin shqiptar.
Korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore"- nënvizon ambasadorja britanike .
Ajo theksoi se “Qeveria britanike vazhdon të mbështese autoritetet shqiptare dhe shoqërine civile në këtë luftë, si një prioritet. Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtesinë, si vecanërisht urgjente.” Diplomatja ve në dukje se tryeza e rrumbullaket e organizuar sot nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe OSBE, është një shembull i rëndësishëm i perqasjes se përbashkët që do të nevojitet për të trajtuar këtë problem.