Thaçi: Qeveria e Maqedonisë të japë dorëheqje
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kërkoi së fundmi që qeveria e Maqedonisë të japë dorëheqje dhe që Maqedonia të vendoset nën protektorat ndërkombëtar. Këto komente ai i bëri duke iu referuar sipas tij dështimit që Bashkimi Europian-ja për caktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit të Greqisë. Thaçi tha se qeveria Gruevski po zhvillon një politikë anti-shqiptare dhe anti-NATO e BE. Sipas tij, Maqedonia mund të shpëtojë si shtet, vetëm nëse pranohet dokumenti i PDSH-së për marrëveshje historike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.