Ndryshimet klimatike, përmbytjet shkatërruese në Pakistan shkaktuan 16 mln dollarë dëme

Kombet e Bashkuara zhvilluan një konferencë në Gjenevë me qëllim grumbullimin e mbështetjes financiare për rindërtimin e Pakistanit pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën në vend.
Shirat rekord të musonit dhe shkrirja e akullnajave shtatorin e kaluar zhvendosën rreth 8 milionë njerëz dhe vranë të paktën 1,700 të tjerë, një katastrofë ku faji i vendoset ndryshimeve klimatike.
Shumica e ujërave tani janë tërhequr, por puna e rindërtimit, e vlerësuar në rreth 16.3 miliardë dollarë, për të rindërtuar miliona shtëpi dhe mijëra kilometra rrugë dhe hekurudha sapo ka filluar.
Pakistani do të paraqesë një “kornizë” rimëkëmbjeje në konferencën ku do të flasin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Guterres, i cili vizitoi Pakistanin në shtator, e ka përshkruar më parë shkatërrimin në vend si “kërdi klimatike”.
“Ky është një moment kyç për komunitetin global që të qëndrojë me Pakistanin dhe të angazhohet për një rikuperim elastik dhe gjithëpërfshirës nga këto përmbytje shkatërruese,” tha Knut Ostby, Përfaqësuesi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Pakistan.
/rtsh.al/