Ndryshimet kushtetuese Thaci Fund pavaresise se mbikqyrur

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur formimin e dy komisioneve të veçanta parlamentare, njëri që do të merret me ndryshimin e Kushtetutës për të zgjedhur presidentin drejtpërdrejt nga populli dhe tjetri për reformën zgjedhore. Numri një i qeverisë, Hashim Thaçi tha në mbledhjen e rregullt të ekzekutivit, se ndryshimet kushtetetuese do të përmbyllin edhe procesin e pavarësisë së mbikëqyrur për të forcuar institucionet vendore.
“Tani është me rëndësi se pozitë- opozitë janë të përfshira në komisione. Qeveria e Kosovës do t’i japë idetë dhe propozimet e veta që këto ndryshime të përfshijnë jo vetëm zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët apo për reformën zgjedhore, por ky proces ta lehtësojë procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur me qëllimin e vetëm të forcimit, konsolidimit të shtetit dhe integrimit sa më të shpejtë të shtetit në NATO dhe Bashkim Evropian” tha Thaçi.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka komentuar se nuk ka tension në raportet mes qeverisë dhe Eulex, pas përplasjes declarative mes ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe zv/shefit të misionit, Endi Sparks. Rexhepi kishte deklaruar se EULEX-i nuk është hairi i askujt, pasi Sparks kërkoi që hapja e gjykatave në veri të ishte pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd.
Bul Salihu