Debati për ministrat, Meta: Nuk ndihem i shqetësuar
TIRANË Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nuk ndihet i shqetësuar mbi debatin brenda partisë lidhur me kritikat që u janë adresuar dy ministrive, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Ekonomisë. I pyetur mbi faktin nëse ministrat e LSI-së në kabinetin qeveritar gëzojnë besimin e tij personal dhe të strukturave të partisë, Meta u përgjigj: “Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, kështu që për ne mbetet vendimtar pikërisht angazhimi i të gjitha forcave politike gjatë këtyre dy muajve, sidomos në fillimin e muajit shtator, pasi në rast se do të përmbushen disa nga elementet, që unë përmenda më parë, absolutisht që do të ishte një sinjal tepër pozitiv që do të ndikonte, dhe për këtë jam i bindur, në një vendim pozitiv të KE-së dhe të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statutin e vendit kandidat”.