Ndryshimet kushtetuese, Xhafaj: PD të votojë propozimet

Nënkryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj u shpreh se opozita do të japë votën e saj për heqjen e imunitetit, në momentin që mazhoranca do të votojë ndryshimet kushtetuese.
“Të votojmë brenda muajit shtator edhe imunitetin dhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi shprehur se për imunitetin vota jonë është pro, të tjerat janë alibi dhe marrëzi kushtetuese. Mjaft që në javët që vijnë të bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe të votojmë. Ne i kemi paraqitur Kuvendit paketë me amendamente, kemi propozuar që gjyqtarët e Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 për të shpëtuar kontrollin politik mbi gjyqësorin. Kemi propozuar që Rregullorja e Kuvendit të votohet me shumicë të cilësuar. Amendamentet dobësojnë pushtetin e pakufizuar të individit dhe i japin pushtet real e të vërtetë shumicës. Ftoj mazhorancën të reflektojë dhe të votojë”, tha ai.
Deputeti opozitar u shpreh se Partia Socialiste me propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese synon drejtësi të pavarur dhe transparente. “Kush do drejtësinë e pavarur, gjyqtarët e paanshëm le t`i votojë amendamentet kushtetuese të propozuara nga ne. Kush do barazim para ligjit le të votojë amendamentin tonë kushtetues. Kush do t`i japë fund praktikës të shëmtuar të shit-blerjes së gjyqtarëve le të votojë amendament tona kushtetuese. Vota ndaj amendamenteve të PS për ndryshimet kushtetuese është votë për barazinë para ligjit, për drejtësi të pavarur, eficente dhe transparente. Ne shpresojmë që ata të reflektojnë dhe të votojnë amendamentet tona dhe ti bashkohen nismë sonë”, tha Xhafaj.
Sipas tij, nuk është imuniteti pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Nëse ata kanë hallin e statusit dhe jo fajësimin e opozitës me çdo çmim le t’i përgjigjen 12 kërkesave të ndërkombëtarëve, ku ata kërkojnë rezultate konkrete mbi disa fusha të veçanta”, vijoi. /Start/
2012-08-31 14:47