E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi. Truri i financave pasojat e doreheqjes se ministrit

Strategjia e Vladimir Putinit për një kthim të qetë në Kremlini ka dalë jashtë skenarit, vlerësojnë analistët largimin e ministrit të Financave Aleksej Kudrin. Investitorët e huaj e konsiderojnë Kudrinin si arkitekti i qëndrueshmërisë fiskale të Rusisë dhe dalja e tij nga skena politike ka shkaktuar shqetësim, pohojnë ekspertët financiarë. Heqja e një aleati të të besuar nuk ka gjasa të ketë qenë pjesë e planit të Putinit kur njoftoi se donte të rikthehej në Kremlin, pas gati katër vitesh si kryeministër. 

Me trazirat në tregjet ndërkombëtare, problemet e largimit të kapitalit e cmimet e paqëndrueshme të naftës, largimi pas 11 vitesh i ministrit të Financave pritet të ketë impakt të madh ndërsa krijon dhe të carën e parë në një tjetër aleancë të rëndësishme atë ndërmjet Medvedevit dhe Putinit të cilët të mërkurën deklaruan ambiciet e tyre për të shkëmbyer postet në qeverinë e ardhshme.

Një ditë më parë Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i dha ultimatum ministrit të Financave, Aleksej Kudrin, të vendosë nëse do ose jo të mbajë postin pasi ky i fundit u shpreh se do të refuzojë të shërbejë në qeverinë e ardhshme, po qe se ajo do të udhëhiqej nga Medvedevi. "Nëse nuk jeni dakord me politikën e presidentit, e cila ekzekutohet nga qeveria, atëherë ju keni një mundësi - të jepni dorëheqjen", citohet të jetë shprehur Medvedev.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›