Akuzat per terror 6 ne pranga ne Britani

Gjashtë persona në Britaninë e Madhe janë akuzuar për veprën e terrorizmit, ku përfshihet edhe dyshimi për një fushatë bombardimesh vetëvrasëse. Policia britanike bëri të ditur se katër prej tyre janë ngarkuar me akuzën për përgatitjen e një akti terrorist në Britani, ndërsa dy të tjerët pasi nuk ishin në dijeni dhe nuk dhanë informacion në lidhje me veprimtarinë në fjalë.
Të gjashtë personat u arrestuan në Birmingam javën e kaluar. Mosha e tyre varion nga 25 deri në 32 vjec. Irfan Naser, 30 vjec dhe Irfan Khalid 26 vjec akuhen direkt për përgatitjen e një akti terrorist, ku përfshihet udhëtimi drejt Pakistanit për trajnim, realizimin e një videoje martirizimi dhe planifikimi i vendosjes së bombave. Sipas policisë, ata ishin gati të vetësakrifikoheshin në rolin e kamikazit për zbatimin e planit të tyre.
Juli Prifti