Ndryshimet në kushtetutë, Patozi: tryezë me aleatët.
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlametar të partisë Demokratike, ku u diskutua për propozimet në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Pas mbledhjes, kryetari i krupit kuvendor, Astrit Patozi deklaroi për mediat se demokratët i qëndrojnë propozimeve që kanë bërë në Komisionin e Ligjeve me aleatët për të diskutuar propozimet tona. Kushtetuta nuk është një libër fetar që mund të pësojë ndryshime, u shpreh Patozi. PD ka hedhur në tryezë paketën me ndryshimet kushtetuese, ndryshime që përveçse përcaktojnë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm prekin institucionet më të larta të shtetit. Një ndër to është shpërndarjae parlamentit në rats kur kryeministri dështon në marrjen e mocionit të besimit, apo zgjedhja e presidentit me shumicë të thjeshtë votash në raundin e pestë.