E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e mjekëve, të hënën s'kryejmë operacione

 

Mjekët e Qëndrës Spitalore Universitare'Nënë Tereza' janë ngritur në protestë dhe kanë paralajmëruar se të hënën nuk do të kryejnë asnjë operacion, qoftë edhe të planifikuar. Plagosja e kardiokirurgut është bërë shkak për protestën e tyre. Ata kanë pohuar gjithashtu se me fillimin e javës do të mblidhen në një tubim përpara urgjencës kirurgjikale. Mjekët e kanë konsideruar si një akt të rëndë plagosjen e kolegut të tyre, me anë të një komunikate për shtyp ata kanë sqaruar se ngjarja e djeshme dhunon jetën dhe dinjitetin e gjithë personelit mjekësor.

Ajo që ndodhi dje, thuhet në komunikatë nuk është e rastësishme, as spontane por rrjedhojë e një opinioni abuziv të krijuar në mënyrë sistematike ndaj personalitetit të bluzave të bardha. Problemet dhe mangësitë e mjekësisë shqiptare nuk janë të lidhura meangazhimin, përkushtimin dhe profesionalizmin por me një sistem mjekësor të pareformuar, të nënfincuar dhe të pamotivuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›