E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në strukturë, Rama zëvendëson Vasilin

Vendimet

Komiteti Drejtues Kombëtar (KDK), forumi më i lartë drejtues i LSI-së diskutoi për situatën politike që po kalon vendi, organizimin e LSI-së në kuadër të përballimit të sfidave të ardhshme, si dhe rolin i LSI-së në proceset integruese të vendit dhe në qeverisje. Gjithashtu, gjatë takimit përfaqësuesit e LSI-së në qeveri, bënë një pasqyrë të punës së arritur deri më sot, pas tetë muajsh qeverisje, si dhe prezantuan projektet për të ardhmen. Ministrat Dritan Prifti dhe Petrit Vasili gjatë takimit pasqyruan para anëtarëve të KDK-së, reformat e ndërmarra gjatë këtyre tetë muajve qeverisje. Në përfundim të takimit, Komiteti Drejtues Kombëtar bënë disa ndryshime në lidershipin e LSI-së. Me propozim të sekretariatit dhe me votim unanim nga të pranishmit u vendos sekretar i Përgjithshëm i LSI-së të zgjidhet Luan Rama, nënkryetar Petrit Vasili dhe sekretar për marrëdhëniet me publikun, Ardit çela.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›