E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Vendimi për reformat hap vendimtar

 Me anë të një deklarate, kreu i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, thekson se vendimi i marrë sot është një hap vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Përshëndes vendimin e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit për ngritjen e Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Marrëveshja ndërpartiake, që u arrit sot, është një hap vendimtar, që tani kërkon miratim formal dhe përfundimtar në seancë plenare, gjë të cilën shpresojmë ta shohim këtë të enjte”, thekson ai. /Start/

                                                                                             2011-11-14 16:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›