Stoltenberg: Nuk ju ndihmojnë dot për statusin!
Dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Stoltenberg tha se ishin diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë.
“Gjithashtu, diskutuam potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha format e energjisë, të energjisë se gjelbër, energjisë diellore, por, gjithashtu, edhe gazit, projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili është në plan për të kaluar përmes Shqipërisë”, theksoi kryeministri norvegjez.
Gjatë konferencës, një gazetare shqiptare e pyet kryeministrin e Norvegjisë nëse vendi i tij do ta mbështesë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat, por përgjigja nuk ishte surprizuese, pasi kryeministri Stoltenberg tha se vendi i tij nuk ishte pjesë e BE-së.
“Ne e kemi mbështetur fuqimisht Shqipërinë kur dëshironte të bëhej anëtare e NATO-s. Norvegjia është anëtare e NATO-s, prandaj kishim mundësinë ta mbështesnim Shqipërinë. Ne nuk jemi anëtar të Bashkimit Evropian dhe nuk mund vendosim”, theksoi ai.
Ai foli me suoperlativa për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke nënvizuar se vendi ballkanik është i vetmi në Evropë që ka shënuar rritje të madhe. Përveç diskutimeve në fushën e energjetikës, Berisha tha se kishte diskutuar edhe për turizmin.“Norvegjia po ndihmon shumë vende në programet e pyllëzimit në kuadër të përballjes me pasojat e ndryshimeve klimaterike. Kemi shpresë se Kryeministri dhe qeveria e Norvegjisë do të ndihmojnë Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe për pyllëzim të mirë, politikave të pyllëzimit nëpërmjet pemëve frutore”, tha Berisha. Në fund, ai deklaroi se kishte ftuar homologun e tij norvegjez për një vizitë në Shqipëri, vizitë që ishte pranuar. /S.Ll/Start/
2011-11-14 17:22