Ndryshimet që solli ndërhyrja e SHBA në Lindjen e Mesme
     Më datë 19 mars, Amerika ‘‘festoi'' mbylljen vitin te III-të të ndërhyrjes së saj në Irak. Si për ironi të fatit , kjo datë u përkujtua me një operacion të ri ajror, në datën 17 mars të këtij muaji të quajtur operacioni Samara. Kanë kaluar tre vjet që nga koha kur SHBA bashkë me përkrahësen e saj në politikën e jashtme, Britaninë e Madhe, dhe 29 shtete të tjera të koalicionit hynë në Irak dhe rrëzuan qeverinë e Sadam Husein-it. Çfareë ndryshimi solli politika e nisur nga Bush dhe administrata e tij tre vjet më parë në Lindjen e Mesme?
     Presidenti Bush apeloi për ndërhyrje në Irak në emër të demokracisë dhe mbrojtjes së sigurisë ndërkombëtare ndaj rrezikut që vinte nga radikalët islamikë. Ndryshimi i regjimit, vendosja e demokracisë dhe përhapja e vlerave të liberalizmit në Irak , si rezultat i ‘‘efektit domino'', do të shtriheshin në të gjithë Lindjen e Mesme. Po sa i suksesshëm qe ky parashikim? Aspak! Gjendja në Lindjen e Mesme nuk kishte asgjë të përbashkët me Europën në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë ku ‘‘efekti domino'' funksionoi për mrekulli në përhapjen e demokracisë. Në ‘‘rajonin e zjarrtë'' vendosja e demokracisë nuk do të sillte regjime liberale tipike amerikane , por regjime islamike me të cilat SHBA do ta kishte të vështirë të bashkëpunonte për të mbrojtur interesat e saj. Në Lindjen e Mesme ndryshoi vetëm ekulibri i forcës, stafeta kaloi nga duart e Irakut në ato të Iranit i cili është një armik jo më pak i rrezikshëm për SHBA. Pra , ndryshoi ekuilibri i forcës dhe jo natyra e marrdhënieve, që sipas parashikimeve do të sillte një rajon të qetë e jo të rrezikshëm për sigurinë ndërkombëtare.
     Ndërhyrja, gjithashtu, nuk zgjidhi asgjë në lidhje me konfliktin pan-rajonal mes Israelit e Palestinës. Rezolutat 242 dhe 338 të OKB-së për tërheqjen e Izraelit në kufijtë e para luftës së vitit 1967 mbetën ende të ngrira vç tërheqjes në kohën e Ariel Sharonit nga Gaza e cila kishte më tepër natyrë unilaterale. Për më tepër, ndërhyrja dhe zvarritja e trupave të koalicionit e shtoi më tepër rezistencen dhe revolten jo vetëm në Palestinë e Irak , por edhe në të gjithë rajonin. Kështu ndërhyrja jo vetëm që nuk e shoi, por edhe e shtoi më tepër zjarrin midis shteteve të Lindjes së Mesme dhe brenda tyre. Tashmë duket sikur nuk ka më vetëm kufij shtetesh, por edhe kufij fetarë të cilët janë kthyer në burim konflikti tepër të zjarrtë dhe më potencial për tu përdorur e shtuar edhe në të ardhmen.
     Po në politiken e ‘‘arit te zi'' , kush doli i fituar? A arriti SHBA të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm më naftë nga vendet e Gjirit Persik? A arriti ajo te krijonte marrëdhënie ekonomike të shëndetshme në plan afatgjatë? E vështirë të pranohet. Tashmë mbështetja ndaj politikave të jashtme te ShBA-së po bie ndjeshem. Zhgënjimi duket qartë edhe brenda shtetit amerikan ku protestat në Ne…. York kërkojnë tërheqjen e trupave ushtarake jashtë Irakut. SHBA jo vetëm që nuk e forcoi hegjemoninë e saj, por për më tepër po vihet në diskutim edhe status kuo-ja e saj në politikat botërore.
     Gjendja në Irak çdo ditë e më shumë po shkon drejt një lufte civile ku çdo dite humbin jeten rreth 50-60 njerëz , mes tyre edhe shumë femijë. Qeveria e përçarë ndjehet e pafuqishme përpara një realiteti të hidhur politik, ekonomik e social. Po sikur të mos mjaftonte kjo, edhe vetë popullsia vendase është e përçarë në bazë të përkatësisë fetare apo edhe etnike (përmendimin këtu grupin etnik kurd në veri të Irakut). Tashmë, në mënyrë të padiskutueshme, është shumë më e vështirë të krijosh një Irak të sigurtë, një rajon të sigurtë apo edhe një botë më të sigurtë në krahasim me tre vjet më parë. Për çfare vleu ndërhyrja në Irak? Çfare ndryshoi? Ndryshime kanë ndodhur, por për fat të keq në anen negative të boshtit. Ndoshta ka ardhur koha për të kuptuar se politikat e forcës, zgjidhjet ushtarake dhe profecitë e vetëkenaqësisë apo te vetëplotesimit nuk janë më të sukseshme. Të paktën në Lindjen e Mesme jo.