E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarë me të drejta Të plota apo

Qytetarë me të drejta të plota apo "kolonë" ? Kjo është një dilemë që i shoqëron prej vitesh më shumë se 1/3 e shqiptarëve. Këta njerëz që për më shumë se 12 vjet nuk u arrit të gjendet një emër , por vazhdojnë të quhen "të ardhur", a thua se janë refugjatë lufte, vazhdojnë te jetojnë me frikën se aty ku sot ndodhet ballkoni i tyre nesër mund të kalojë rruga apo aq më keq të shohin disa fadromë policie që po prishin shtëpinë e tyre, janë shenjat më të dukshme të tranzicionit ekstra të gjatë shqiptar. Zgjidhjet gjysmake që kanë ndërmarrë deri tani qeveritë shqiptare më tepër kanë shtuar konfuzionin se kanë ndihmuar në integrimin e këtyre zonave . Duke llogaritur se ky kontigjent njerëzish përban një kontigjent jo të vogël votash, hapat në zgjidhje të problemit janë karakterizuar nga fryma populiste, elektorale .
Qeveria socialiste me slloganin e famshëm , Në fillim urbanizim , pastaj Legalizim , nuk arriti ti bindë banorët e këtyrë zonave për të pranuar zgjidhjen e ofruar nga ata.Të paktën nga pikpamja politike kjo strategji nuk qe aspak në favor të socialistëve të cilët humbën shumë në zgjedhjet e 3 Korrikut nga ky kontigjent votash. Nga ana tjetër të djathtët me në krye Partinë Demokratike ditën ta shfrytëzojnë më mirë mentalitein e trashëguar nga periudha komuniste sipas të cilit prona nuk konsiderohej e sjentë pasi i përkiste të gjithëve. Sipas demokratëve në fillim duhej bërë legalizmi i banesave më pas të mendohej për urbanizimin e këtyre zonave. Për këtë qeveria Berisha sapo erdhi në pushtet miratoi një ligj që përcaktonte qartë çmimet për sipërfaqen e truallit të zënë nga qytetarët e shpërngulur. Pikërisht në momentin kur dukej se problemi kishte filluar të hynte në rrugën e zgjidhjes del në skenë Presidenti i Republikës që refuzon të dekretojë ligjin duke e cilësuar atë si anti kushtetues. Qëndrimi i Moisiut mund të komentohet në dy drejtime. E para Presidenti shrytëzoi një kompetencë që atij ja njeh kushtetuta dhe për këtë nuk mund të kundërshtoj askush . Në këtë kuadër kjo lëvizje është një shenjë e mirë për të treguar se në një vend demokratik kompetencat e çdo institucioni përcaktohen në kushtetutë. Por argumetat qe Presidenti i Republikës paraqet së paku kanë nevojë për një sqarim. Procesi miratimit të këtij ligji që nga fillimi deri në mbërritjen e tij në dyert e presidencës tregon se kontestime të grupeve të ndryshme ndikuan në vendimin e Moisiut. Megjthë se Pronarët, Socialistët apo dhe "Mjaft" nuk kanë lidhje shumë me njëri tjetrin nga pikëpëmja ideologjike, kjo aleancë arriti të bindë Kreun e shtetit të rikthejë ligjin në Parlament. Tashmë mbetet të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca , por një gjë është e sigurtë. Banorët e Bathores dhe të Ish Kënetës në Durrës edhe një herë ngelën të habitur para ekraneve duke ju shtuar konfuzioni lidhur me fatin e shtëpive të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›