E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i Jugosllavisë nën Titon dhe si do të jetë e ardhmja e tij

Gazeta shqyrton zhvillimin e Federatës në drejtimin e Josif Broz Titos. Kërcënimi që vjen nga Bashkimi Sovjetik dhe e ardhmja e Republikave

John Darnton*

(Vijon nga numri i kaluar)

Tri dekada e gjysmë të komunizmit agnosticist dhe kristianizmit ekumenik kanë dobësuar në një farë mënyre kufijtë religjiozë midis serbëve dhe kroatëve. Për më tepër se gjysma e popullsisë jugosllave është nën moshën 35 vjeç dhe kujtimet e masakrave të luftës nën shtetin fashist gjerman të Kroacisë janë duke u fashitur. Nën drejtimin e Titos Jugosllavia ka qenë më periudhën më të gjatë të paqes që mban mend historia e rajonit.
35 vjet pa luftë
“Në Jugosllavi një njeri nuk i kishte gjërat të sigurta në jetë”, - thotë një gazetar jugosllav 32-vjeçar. Ai lind, martohet dhe shkon në luftë. Mine (gazetari) është pjesë e brezit të parë që nuk kishte luftuar.
Jugosllavët janë të angazhuar për të bërë para. Marrja me tregti përmes kontakteve me Perëndimin, lehtësirat e tregut dhe investimet në industrinë e rëndë, e kanë transformuar vendin dhe i kanë kthyer njerëzit në konsumatorë të ethshëm. Beogradi, në të cilin u ndërtua e para linjë ndriçimi rrugor në vitin 1955, tani është një qytet tejet i mbushur me rrugë të reja, mbikalime dhe nënkalime për këmbësorë, restorante të mbushura me njerëz dhe ndërtesa zyrtare të veshura me xham dhe alumin. Dyqanet janë të mbushura me mallra cilësore perëndimore që habisin vizitorët nga vende të tjera të Europës Lindore. Vendi në brendësia është plot me shtëpi të reja, që janë në ndërtim, ku shumë prej tyre financohen nga të ardhurat e rreth 700 mijë jugosllavëve që punojnë në Europën Perëndimore, e cila ka ndjekur politikën e “kufijve të hapur” me këtë vend.
Shtet për të bërë para
Më shumë se asgjë tjetër është forcuar aftësia për të bërë para dhe për të shpenzuar, faktorë këto që e mbajnë vendin të bashkuar. “Ju tregoj unë se çfarë bëri Titoja për vendin”, - thotë një komentator televizioni, i veshur me një xhaketë me jakë të hapur, teksa po pinte një gotë verë. “Ai u krijoi mundësinë njerëzve që të shkojnë në Trieste dhe Romë për t’u argëtuar dhe për të blerë. Kjo është arsyeja që 90 për qind e njerëzve nuk duan t’ia dinë më për ideologjinë dhe nacionalizimin. Për sa kohë që do të vazhdojë kështu, ne do të kemi të gjithë të drejtat”.
Në fakt, ekonomia e zhvilluar shumë shpejt po futet në telashe. Borxhi i jashtëm, përfshirë edhe deficitin tregtar që arriti vitin e kaluar në 6.5 miliardë dollarë, tani përllogariten në rreth 13 miliardë dollarë. Inflacioni ka shkuar së paku në 23 për qind dhe papunësia në nivelin e 12 përqindëshit. Për të shmangur një krizë ekonomike, qeverisë do t’i duhet të adoptojë një program të ashpër dhe të tërhiqet nga politika e saj e rritjes me çdo kusht. Por, nëse do të sigurohet një rritje e tkurrur të burimit të të ardhurave, kjo mund të çojë në acarimin e rivaliteteve nacionale.
Kritikë për pluralizmin
Qeveria post-Tito do të vazhdojë në mënyrë të pritshme duke ndjekur linjën e tanishme të decentralizimit ekonomik dhe të liberalizimit politik, pjesërisht siç duhet për të ruajtur stabilitetin dhe pjesërisht për shkak se nuk kishte asnjë figurë autoritare që ta ndryshonte atë. Ajo që mbetet e pamundur është që Jugosllavia të mund të kthehej te një sistem shtypës, sipas stilit europiano-lindor: “Popujt” - “Demokracia”. Një lëvizje e tillë mund të çojë në një rebelim të menjëhershëm. Madje, ajo që mbetet më pak e perceptueshme është se ajo mund të adoptojë demokracinë e stilit Perëndimor. Madje, një kritikë e tillë për hapjen e reformës, si ajo e Milovan Djilas, nuk mund të parashikohet. Ai thotë se “Jugosllavia nuk mund të ecë përnjëherësh drejt demokracisë. Ajo nuk është ende e pjekur për të. Në qoftë se qeveria shpall një sistem shumëpartiak nesër, këtu do të ketë protesta nëpër rrugë.
Çdokush mund të ketë partinë e tij; - Cominformistët, nacionalistët kroatë, serbët etj. Ne na nevojitet diçka më e ngadaltë, një proces në drejtim të demokracisë. Në thelb unë jam në favor të pluralizmit. Por, një sistem autoritar është më mirë sesa një luftë civile dhe lufta civile është më e mirë se pushtimi rus, që do të sjellë gradualisht të këqijat”.
Rreziqet e jashtme
Në qoftë se strategët e Kremlinit kanë mësuar diçka nga Afganistani, ajo është se kryengritës e devotshëm do të luftojnë, madje edhe kundër pushtuesit, edhe duke pasur mangësi. Jugosllavët, që praktikisht ndërhynë në kohën e luftës guerile, do të bëjnë rezistencën afgane duke rrethuar vendin. E gjithë mbrojtja e tyre është e ingranuar te mundësia e pushtimit rus; që në vitin 1968, kur Çekosllovakia u pushtua nga tanket ruse pas përzënies nga Traktati i Varshavës, ata kanë përfshirë të “gjithë popujt” në një sistem mbrojtjes të fuqishëm, në të cilin, praktikisht merr pjesë nën armë çdo njeri që është i aftë dhe çdo grua. Strategjia e tyre e mirëkëshilluar mund të jetë që të marrë nën kontroll zonën malore dhe të nisë një luftë jofrontale të zgjatur, duke e bërë pushtimin prej agresorit të huaj të vështirë për të qëndruar. Jugosllavët janë më të fortë sesa duken. Në një farë mënyre, asnjëri në qarqet drejtuese nuk është mbështetës i Moskës. Partia Komuniste nuk është thjesht një strukturë drejtuese elitë, siç ndodh në vendet e tjera europiano-lindore, por komandon në mënyrë të sinqertë mbështetjen popullore. Pjesa më e madhe e jugosllavëve ia atribuon rritjen dhe prosperitetin e 35 viteve të fundit qeverisë, të cilën ata do ta mbrojnë. Edhe të gjitha nacionalitet dhe fraksionet, ndonëse ekzistojnë, do të mblidhen së bashku kur kërcënohen nga rreziqet e jashtme. Në një analizë përfundimtare mund të thuhet se trashëgimia më e madhe e Titos është se shteti, që vështirë se mund të bëhej, në fakt mund të mbijetojë.

*Autori i shkrimit ka qenë shef i zyrës së “The New York Times”-it në Varshavë. Kjo është pjesa e fundit e speciales së përgatitur nga gazeta amerikane për Jugosllavinë pas vdekjes së Josif Broz Titos

Shkrimi është publikuar më 13 prill 1980

Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Eastern Europe after Tito”, (Europa Lindore pas Titos)

Përgatiti: Albert Gjoka

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›