E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi për Demokraci dhe Etikë tryezë për “Tregu, Liria dhe Vlerat Morale”



Tiranë – Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) organizoi dje paradite në ambientet e Hotel Tirana International Tryezën e Rrumbullakët “Tregu, Liria dhe Vlerat Morale”. Në panelin me moderator Arjan Galdinin, Drejtorin Ekzekutiv të Forumit për Demokraci dhe Etikë, ndodheshin ekspertë të njohur të fushës ekonomike si Z. Arben Malaj - Deputet, ish-Ministër i Financave, zoti Selami Xhepa - Këshilltar i Kryeministrit, por nuk munguan edhe zoti Gjergji Sinani - Profesor ne Fakultetin e Shkencave Sociale, zoti Edvin Kulluri - Pedagog në Universitetin “Polis” dhe Ndihmës Politik i Kryeministrit, deputetët të Kuvendit të Shqipërisë si dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Ky takim vinte pas Tryezës së Rrumbullakët: “Të gjithë së bashku për anëtarësimin në NATO”, e organizuar në 28 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë takim FDE u mundua të japë një kontribut në shoqërinë shqiptare në shërbim të një klime politike paqësore, mirëkuptimi, dhe bashkëpunimi. Forumi për Demokraci dhe Etike, solli sërish bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë, për të dëshmuar edhe njëherë se ka ardhur koha e inkurajimit, ndërtimit dhe përforcimit të një klime mirëbesimi mes palëve.
Forumi për Demokraci dhe Etike - FDE është një organizatë e ideuar, themeluar dhe që drejtohet nga një grup të rinjsh të angazhuar në politikë por që përfaqësojnë bindje dhe parti të ndryshme politike. Kjo iniciativë ka si qëllim promovimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimi midis aktorëve politikë por dhe të aktorëve të tjerë në fusha të ndryshme të shoqërisë si Biznesi, Shoqëria Civile, Media, Rrethet Akademike, të cilat ndikojnë në zhvillimin e jetës normale në vend. Vizioni i Forumit për Demokraci dhe Etike është të krijoje një lëvizje gjeneruese të ripërtëritjes morale në Shqipëri. Këta të rinj kërkojnë të ndryshojmë shoqërinë me anë të ideve dhe veprimeve.

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›