E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Hysi: Trafikimiproblem në ShqipëriBasha të japë llogari

TIRANë- Gjatë deklaratës së saj për shtyp, nënkryetarja e Grupit të PS-së, Vasilika Hysi, ka vënë theksin tek raport i Departamentit Amerikan të Shtetit për 2010, i cili e rendit Shqipërinë në listën e vendeve problematike të trafikimit të qënieve njerëzore. Ky raport thekson se ministria e Brendshme nuk përmbush as standartet më minimale për eleminimin e këtij trafikimi. Në fund të deklaratës së saj i bën thirrje në emër të Partisë Socialiste, qeverisë, që të marrë masa konkrete në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, e jo të dal e të flas për suksese të paqëna.

“Raporti thekson se ministria që drejton z. Lulzim Basha nuk përmbush as standardet minimale për eleminimin e trafikimit, se kjo ministri nuk u ofron mbrojtje viktimave të trafikimit që marrin guximin të bashkëpunojnë me drejtësinë duke kompromentuar rëndë nxjerrjen përpara drejtësisë së fajtorëve për këto krime, se në disa prej agjencive kyçe nën varësinë e kësaj ministrie ka mungesë vullneti politik në luftimin e këtij fenomeni, se korrupsioni i kudogjendur përbën një nga pengesat kryesore në parandalimin dhe luftimin e trafikimit”, - deklaroi deputetja Hysi.

Deputetja Hysi i kërkon ministrit të Brendshëm Lulzim Basha të japë llogari për situatën e trafikut në vend “Ministri Basha do të bënte mirë të jepte llogari për këtë situatë të papranueshme dhe këtë njollë të turpshme mbi imazhin e vendit, përgjegjësia për të cilën bie parasëgjithash mbi të”- thekson ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›