E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet shoqata e furnizuesve të energjisë

Interesat

Sektori i energjisë elektrike do të ketë për herë të parë një shoqatë në mbrojtje të interesave lidhur me sektorin e furnizimit. Vendimi është marrë më 10 qershor nga Gjykata e Tiranës, ndërsa asambleja ka përzgjedhur kryetar Sokol Spahiun, përfaqësues i “CEZ Albania”, pronare e OSSH-së. Qëllimi i Shoqatës Shqiptare të Furnizuesve të Energjisë Elektrike (AAES), është monitorimi i proceseve lokale legjislative dhe institucionale në industrinë e furnizimit të energjisë elektrike, si dhe nxitjen e promovimin e transparencës të të gjitha procedurave në lidhje me sektorin. “AAES do të operojë duke përdorur përvojën e anëtarëve të saj për qëllim të sigurimit të dokumentacionit dhe konsulencës, në të gjitha çështjet lidhur me furnizimin e energjisë elektrike, përfshi ndikimin në mjedis dhe jetën sociale”, tha kryetari Spahiu. Anëtarë të shoqatës janë tregtarë të energjisë elektrike, furnizuesit e kualifikuar dhe prodhuesit e pavarur të energjisë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›