E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ne Kongresin e 20-te te PPE-se

Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Kongresin e 20-të të PPE-së, akuzoi edhe njëherë liderin e opozitës, Edi Rama se duke mos votuar asnjë reformë të kërkuar nga BE-ja, bllokoi edhe marrjen e statusit të vendtit kandidat. Shefi i qeverisë shqiptare tha se zgjedhjet e shkuara parlamentare ishin brenda standarteve ndërkombetare, por u kundërshtuan për qëllime politike nga kreu i selisë rozë, ashtu siç bëri edhe për rezultatet e zgjedhjeve vendore. Sipas Berishës, ne të dyja rastet Rama nuk dha dorëheqjen.

“Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, socialistët humbën. Kryetari i PS-së nuk pranoi të njihte rezultatin dhe ndryshoi statutin në kongresin e socialistëve për të mos dhënë dorëheqjen. Ky ishte problemi i tij jo i imi.Por, tani kemi vendosur dialogun mes palëve për të vazhduar për projektin tonë final, integrimin në Bashkimin Europian”, vlerësoi kryeministri Berisha.

Por, gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit shqiptar akuzoi opozitën si përgjegjësia kryesore për ngadalësimin e disa prej reformave të kërkuara si kusht për integrimin në BE.

“Opozita pas humbjes së zgjedhjeve lokale me një diferencë të madhe, pranoi saktësisht atë që unë kisha ofruar për dy vjet rresht. Por, në 2 vjet shteti u bllokua se ata nuk pranonin të votonin në Parlament ligjet që na kërkonte Europa. Por, falë zgjedhjes së shqiptarëve jeta është bërë normale”, vuri në dukje, kryeministri Berisha në kongresin e 20 të PPE-së.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›