ERE diskuton sot për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot për të vendosur me rritjen e çmimit ose jo të energjisë elektrike për vitet 2012-2014.
Kërkesa për rritjen e energjisë është bërë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja ndërsa ERE thekson se parësore mbetet interesi i konsumatorit.
Në takimin që u zhvilluar më datën 30 Nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.
Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndareje me rreth 4.6 lekë për kë/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.
Ndërkohë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë.