E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimit të energjisë, ERE shtyn vendimin për të mërkurën

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) ka shtyrë marrjen e vendimit për çmimet e reja të energjisë për vitet 2012-2014. Kryetari i ERE-s, Sokol Ramadani bëri të ditur se Enti duhet të rifreskojë të dhënat për planin e investimeve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”.

Sipas Ramadanit, ekzistojnë disa paqartësi në planin e investimeve të HEC-eve: Bistrica, Bistrica 1, Ulza dhe Shkopeti. Mësohet se vendimi për çmimin e energjisë elektrike do të merret javën e ardhshme, ndërsa afati i fundit do të jetë dita e mërkurë.
Kërkesa për rritjen e energjisë është bërë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja ndërsa ERE thekson se parësore mbetet interesi i konsumatorit.

Në takimin që u zhvilluar më datën 30 Nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.

Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndareje me rreth 4.6 lekë për kë/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.
Ndërkohë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›