E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentimi i te moshuarave, ndalohen makinistet

Tirane - Aksidenti me pasoje vdekjen e dy te moshuarave ne linjen hekurudhore Tirane-Durres, afer fshatit Domje, ka perfunduar me shoqerimin e dy makinisteve te lokomotives, per te vleresuar nese kane shkelur rregullat gjate udhetimit. Burime zyrtare te policise thane dje, se ne Komisariatin nr. 5 ne Kamez jane shoqeruar Selim Selimi, 56 vjec dhe Ruzhdi Drizi, 47 vjec. Hetuesit shpjeguan se shkak eshte bere aksidentimi rreth ores 16:00 i kalimtareve Marte Bushpepa dhe Marie Tuci, qe ecnin mbi trasene e linjes. Gjate marrjes paraprake ne pyetje nga policia, dy makinistet kane shpjeguar se nuk i kane pare nga larg viktimat dhe se grate kishin dale befasisht ne trase. Ata pretenduan se kishin dhene sinjal nepermjet sirenes se lokomotives, por kishte qene teper vone. Menjehere pas aksidentit, Selimi e Drizi jane perpjekur t'u vinin ne ndihme te moshuarave dhe njoftuan policine per aksidentin qe ndodhi, pak kilometra larg Vores. Pritet qe prokuroria te vleresoje pas ekspertizes nese makinistet jane shkaktare te aksidentit apo shkelja e rregullave nga kalimtaret e moshuara. Per momentin eshte ndermarre ndalimi i tyre dhe do te jete prokurori i ceshtjes qe do vleresoje pozicionin e te dyshuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›