Bie vinci, vdes punetori
Nje punetor ndertimi ka gjetur vdekjen, teksa perpiqej te riparonte vincin prane nje pallati ne ndertim, ne pronesi te nje firme. Reshit Saliu, 45 vjec, ka mberritur i pajete ne spitalin civil "Nene Tereza", rreth ores 15:00 te dites se djeshme. Policia e Komisariatit nr. 4 nisi hetimet per ngjarjen dhe mori ne pyetje koleget dhe drejtuesit e firmes. Ngjarja ndodhi ne rrugen "5 Maji" te Tiranes dhe, sipas deshmitareve, Saliu gjendej poshte vincit, qe kryente transportin e materialeve te ndertimit. Mengjesin e djeshem, punetori, qe njihej si teknik, eshte perpjekur te riparoje nje defekt ne mekanizmin e mjetit te rende te firmes, me qellim venien ne pune dhe nisjen e ndertimit te pallatit. Por, pikerisht, ndersa kontrollonte mekanizmin e vincit, pjesa e siperme eshte shkeputur, duke u shembur pertoke dhe zene nen vete 45-vjecarin me banim ne kryeqytet. Burime zyrtare te policise thane se per momentin hetohet per nje pakujdesi te punetorit gjate riparimit, por po hetohen edhe pistat e tjera rreth kushteve te sigurise. Deshmitaret kane rrefyer se Saliu, ne momentin e ngjarjes gjendej poshte vincit, ndersa shkeputja ka qene e menjehershme, duke mos i lene mundesi per t'u larguar dhe shpetuar. Vdekja e teknikut ka qene e menjehershme dhe dergimi i tij ne spital ka qene i kote. Policia do te verifikoje nese viktima punonte ne kushte sigurie dhe kishte ndonje kontrate te rregullt.
Aksidentet ne pune, 3 te vdekur, 10 te plagosur
Aksidentet ne pune jane kthyer ne nje dukuri qe perdite e me shume kushtojne jete njerezish. Vetem ne dy javet e fundit kane vdekur tri punetore dhe jane plagosur dhjete te tjere ndersa kryenin ndertime ne objekte te ndryshme. Aksidentet jane shenuar ne fabriken e cimentos Fushe-Kruje, ku u plagosen 6 punetore te kombesive te ndryshme, ne Berat e Vlore me tre te plagosur, ne Lezhe me nje te vdekur dhe ne Tirane me 2 te vdekur e nje te plagosur.