Patrullat ne shkolle police ne shkolla e konvikte
Fillimi i sezonit të ri shkollor ka bërë që policia e Tiranës të shpërndajë patrullën e përgjithshme në 368 ambiente mësimore nga të cilat 322 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, por edhe konvikte e qendra studentore. Oborret të cilat jo në pak raste janë kthyer në burim konfliktesh, tashmë do të jenë nën survejimin e rreptë të patrullës e cila nuk luan rolin e thjeshtë të konstatitmit të incidenteve, por edhe atë të hetimit të elementeve problematikë.
"Në shumicën e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare ka struktura të posaçme që merren me informacionin, që ka të bëjë me individë apo grupe personash të cilët ushtrojnë aktivitet të jashtëligjshëm apo kriminal. Monitorohen në vazhdimësi nga këto struktura dhe në momentin që gjenden individë konkretë ata goditen në kohën e duhur në përputhje me legjislacionin penal dhe të procedurave penale të vendit tonë", tha Bedri Hasanaj, kreu i patrullës së përgjithshme në policinë e Tiranës.
Krahas sigurisë, rol të rëndësishëm luan dhe policia rrugore si një mbështetje më shumë për moslejimin e parkimeve para ambienteve shkollore, por edhe atë të udhëzuesit të lëvizjes së nxënësve, kryesisht në arsimin 9-vjeçar.
"Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet është hartuar edhe një plan i përbashkët me njësinë rajonale të policisë rrugore e cila ndikon në rritjen e sigurisë së lëvizjes së nxënësve në afërsi të objekteve shkollore, jo vetëm për të krijuar rrjedhshmëri në qarkullim por edhe për të orientuar kalimet e këmbësorëve në kryqëzime apo në afërsi të shkollave", theksoi Hasanaj.
Hasanaj tha për Albanian Screen se hartimi i masave të reja për këtë vit shkollor është bërë në bashkërendim me drejtoritë arsimore. Në rast të incidenteve të mundshme njoftimi përçohet menjëherë në sallën operative të policisë, por edhe vetë nxënësit dhe studentët mund të lajmërojnë në numrat pa pagesë të shërbimeve policore.
Jul Kasapi