E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i shtetësisë, pezullohen kërkesat në proces

Juristët thonë se vendimi që merr formë ligjore pasi të botohet në fletoren zyrtare, pezullon zbatimin për vendimet që janë ende në proces.

“Për sa i përket efekteve janë dy moment juridike të rëndësishme. Është moment i hyrjes në fuqi, që si rregull i përgjithshëm është që hyn në fuqi në momentin që publikohet në fletoren zyrtare, por vetë ligji dhe kushtetuta i ka lënë një mundësi gjykatës Kushtetuese që hyrjen në fuqi të këtij vendimi ta shpallë në një datë tjetër. Shfuqizimi i ligjit konkret që vjen në kundërshtim me kushtetutën të hyjë në fuqi në një datë tjetër. Një nga rastet ku parashikohet që ka efekt prapaveprues ndaj atyre çështjeve që akoma shqyrtohen në gjykatë, por pa vendim të formës së prerë.

Pra, do t’i shtrijë efektet vetëm për ato vendime që s’kanë marrë formë të prerë. Që nga momenti që një vendim ka marrë formë të prerë ai do të ekzekutohet. Çdo ndryshim që mund të ketë ndodhur në lidhje me kombësinë, zyra e gjendjes civile është e detyruar t’i regjistrojë”, tha avokati, Ardian Didini, për AS.

Sipas juristit Didini, zbardhja e argumentimit të vendimit të së premtes të Gjykatës Kushtetuese, do të qartësojë edhe periudhën dhe çështjet mbi të cilat është i detyrueshëm zbatimi i vendimit,që e konsideroi si shkelje të kushtetutës, ndryshimin e kombësisë me vendim gjykate. Muaj më parë, gjyqtarë të disa gjykatave të vendit, ankimunan në Gjykatën Kushtetuese, ligjin e gjendjes civile që krijonte hapësira për ndryshimin e  kombësisë. Në të njëjtën periudhë, nënkryetari i KLD-së, Spahiu, deklaroi se në vitet e fundit janë bërë mbi 2 mijë raste të ndryshimeve fiktive të kombësisë. /Start/

                                                                                             2011-09-17 17:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›