E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela përshëndet vendimin e kushtetueses

“Nën gjithë këtë peshë të rëndë antikombëtare të ushtruar nga kryeministri Sali shqiptarët panë se në institucionet e tyre dhe në ato më kryesoret paska ende shpirt patriotik. 

Nga ana tjetër më duhet të theksoj se një vendim të tillë për ta konsideruar ndërrimin e kombësisë si një akt antikushtetues e ka ndërmarrë dhe Gjykata Kushtetuese franceze përsëri në një çështje të ngjashme me këtë”, tha ai. Ngjela shtoi se fqinjët e Shqipërisë nuk duhet të kërkojnë ato akte që vetë i kanë shfuqizuar.

 “Më lejoni të theksoj që fqinjët e Shqipërisë të jenë aq seriozë sa të mos i kërkojnë shqiptarëve ato akte që vetë i kanë konsideruar antikushtetues. Edhe Greqia e ka konsideruar antikushtetues aktin e ndërrimit të kombësisë”, vijoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 16:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›