E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT gusht 2012 rritet eksporti i mineraleve

Në muajin gusht u eksportuan 17 miliardë lekë mallra, që janë 26.9 për qind më shumë në krahasim me gusht 2011. Sipas Institutit të Statistikave, mallrat shqiptarë janë eksportuar kryesisht drejt Austrisë, Kosovës, Maqedonisë, por edhe dhe Amerikës. Grupi i mallrave që ka njohur rritjen më të madhe është grupi mineraleve.
Sipas INSTAT mallrat me akcizë vijojnë të njohin rritje, veçanërisht nënproduktet e naftës, duke treguar për një kërkesë në rritje të konsumatorëve shqiptarë. Sipas INSTAT, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje 24.4 për qind, krahasuar me korrik 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›