E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi temperaturave rrit numrin fëmijëve me grip

Rikthimi i temperaturave të ftohta gjatë ditëve të fundit në këtë fillim pranveror, ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve të të prekurve nga virozat e gripit në qytetin e Beratit dhe në rrethinat e tij. Burime nga reparti i pediatrisë thanë për gazetën për çdo ditë rreth 50 fëmijë paraqiten në repartin e pediatrisë për vizita, ndërsa nuk ka munguar dhe numri i të shtruarve, ku në ditë të veçanta ka pasur edhe dy e tre fëmijë në një krevat. Por numri i fëmijëve të prekur nga të prekurve është edhe më i madh po të merren parasysh dhe vizitat që bëhen në ambulancat e lagjes dhe në qendrat shëndetësore të zonave rurale. Mjekët e familjeve nëpër qendra shëndetësore deklarojnë se çdo ditë përballen me një fluks në rritje të të prekurve nga gripi, ku shoqërohen me temperaturë të lartë, bark dhe të vjella, si dhe këputje të trupit. Po kështu dhe në repartin e pediatrisë pranë spitalit, mjekët janë përballur me një fluks në rritje të pacientëve, kryesisht të moshave nga zero deri në 13 vjeç. Mjekja pediatër, Shpresa Karkanjozi u shpreh se çdo ditë paraqiten pranë këtij reparti mbi 50 raste të të prekurve nga epidemitë e gripit. Pacientët, kryesisht të moshave të vogla paraqiten me simptomat e temperaturës së lartë, me dhimbje koke, humbje rezistence. Për rastet e shfaqjes së virozës së gripit mjekët rekomandojnë qëndrimin në shtëpi duke ju shmangur kontaktit me ajrin e ftoftë, si dhe konsumimi sa më të madh të lëngjeve. Por, në rastet kur virozat shfaqen me komplikacione të rënda mjekët rekomandojnë paraqitjen pranë qendrave shëndetësore për të marrë ndihmën mjekësore të specializuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›