Ndryshojnë kuotat e degëve tek Eqerem Çabej, më e shtrenjta Arkeologjia
Këto tarifime kanë ndryshuar për vitin akademik 2009-2010. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave, në vendimin nr. 984, datë 30. 9. 2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, qeveria ka kërkuar të bëhen të shtesat e mëposhtme. Në tabelën nr.3, që i bashkëlidhet vendimit, pas shkronjës g shtohet shkronja gj, me këtë përmbajtje. Në universitetin Eqrem Çabej, Gjirokastër për degën Arkeologji dhe administrim të pasurive arkeologjiketarifa shkon në 60 000 lekë. Në tabelën nr.4, që i bashkëlidhet vendimit, pas shkronjës g, shtohet shkronja gj, me këtë përmbajtje. Në universitetin Eqrem Çabej, Gjirokastër dega Arkeologji dhe administrim të pasurive arkeologjike do të jetë 200 000 lekë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti Eqrem Çabej, Gjirokastër, për zbatimin e këtij vendimi. Ndërkohë me vendim të Qeverisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave miratohet licencimi i shkollës private të arsimit të lartë Universiteti Metropolitan Tirana, Tiranë, e cila do të ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Tiranës. Shkolla private e arsimit të lartë Universiteti Metropolitan Tirana, të organizohet në dy fakultete. Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara, që do të ofrojë programet e studimit, të ciklit të parë, në Inxhinieri civile dhe Inxhinieri kompjuterike. Gjithashtu dhe në Fakultetin e Ekonomisë, që do të ofrojë programet e studimit, të ciklit të parë, në Menaxhim biznesi dhe Informatikë ekonomike. Shkolla private e arsimit të lartë Universiteti Metropolitan Tirana do të ofrojë programet e studimit të ciklit të parë, me kohëzgjatje 3 (tri) vite akademike dhe me plotësimin e së paku, 180 krediteve.
Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 22:19