E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet Fakulteti i Infermierisë, master për nivelin e parë në Teknik imazheri

Një vendim i Këshillit të Ministrave ditën e djeshme ka zgjeruar në degët e tij edhe Fakultetin e Infiermierisë e konkretisht ka hapur, në këtë fakultet të Universitetit të Tiranës, Master i Nivelit të Parë, në Teknik imazheri. Në përfundim të këtij programi

studimesh,lëshohet diplomë Master i Nivelit të Parë, në  teknik imazheri. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010 2011. Programi i studimit Master i Nivelit të Parë realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (nj) vit akademik. Kuota e pranimit  në këtë program studimi, për vitin akademik 2010-2011, është 60. Nga kuota e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, për këtë program studimesh, caktohet 10% për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Tarifa e shkollimit, për këtë program studimesh, të ciklit të dytë, është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.

Hapen në Universitetin Fan S. Noli në Korçë, DNP në biologji-kimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e djeshme hapjen, në universitetin Fan S. Noli, Korçë, të programeve të studimit të ciklit të parë Biologji - kimi dhe Histori - gjeografi. Hapjen, në filialin e qytetit të Pogradecit, të universitetit Fan S. Noli, Korçë, të programit të studimit të ciklit të parë. Cikël i ulët dhe anglisht në ciklin fillor. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet, përkatësisht, Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në biologji-kimi, Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në histori-gjeografi dhe Diplomë e Nivelit të Parë, DNP, në cikël të ulët dhe anglisht në ciklin fillor. Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike. Programet e studimit Biologji-kimi, Histori-gjeografi dhe Cikël i ulët dhe anglisht në ciklin fillor të fillojnë veprimtarinë  në vitin akademik 2010 2011. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i universitetit Fan S. Noli, Korçë, pa efekte buxhetore shtesë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe universiteti Fan. S. Noli, Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.

Universiteti Politeknik, hapen studimet e ciklit të parë Inxhinieri ekonomike
Hapjen e programit të studimeve, të ciklit të parë, inxhinieri ekonomike, në universitetin politeknik të Tiranës. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 dhe 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Këshilli i Ministrave. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të parë, Inxhinieri ekonomike. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet Diplomë e nivelit të parë, DNP, në inxhinieri ekonomike. Programi i studimeve të ciklit të parë realizohet me 180 kredite, ECTS, dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tre) vite akademike. Programi i studimeve Inxhinieri ekonomike fillon veprimtarinë e vet në vitin akademik 2010 2011. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit Politeknik të Tiranës, pa efekte buxhetore shtesë. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Universiteti i Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 22:20

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›