Pipero: Helmimi në Ballsh, shkak uji i infektuar
menjëherë masat e duhura. Situata e shtrimeve të qytetarëve në spitalin e Ballshit ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, ka deklaruar ditën e djeshme Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas drejtorit Pipero, tashmë situata emergjente e shtrimeve është kapërcyer, ndërsa nuk ka asnjë rast të ri të shtruar. Pipero tha ditën e djeshme se "pas trajtimit epidemiologjik, nuk rezultoi prania e virusit të shigelozës, e quajtur dizanteria, dhe as e salmonelës, e njohur në gjuhën popullore si tifoja. Ndërkohë, është vënë re prania e enterovirus, ose noravirus, dhe esherishakoli, virus që gjendet në trupin e njeriut, në zorrën e trashë". Tashmë po bëhen të gjitha verifikimet e duhura, nëse ka patur apo jo ndërhyrje njerëzore në ujësjellës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore këshillojnë mos hedhjen e mbeturinave urbane pranë ujësjellësit, si dhe shmangien e ndërhyrjeve në tubacion. Ekzaminimet në pikat fundore treguan se klorifikimi i ujit ishte më i ulët, sesa sasia. Aktualisht, janë ndërmarrë fushata për klorifikimin e ujit në sasi më të mëdha, por që nuk ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit, në qytetin e Ballshit numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy tre ditëve ka qenë rreth 200. Në dy ditët e mëparshme numri i të shtruarve arriti në gati 300 persona. Ministria e Shëndetësisë informoi ditën e djeshme daljen e rezultateve e analizave të ujit të pijshëm, i cili mendohet se është shkaku i helmimit të disa qindra personave në Ballsh të Fierit. Edhe në këtë rast mjekët kanë vërejtur të njëjtat shenja si me ato të disa qindra rasteve të përcjella që prej mbrëmjes së të hënës. Edhe pse të lehta shenjat, banorë të Ballshit nuk kanë hezituar të marrin ndihmën e parë në spital që kanë qenë kryesisht serumet. Dyshohet se shkak për helmimin mund të jetë bërë uji i pijshëm, por gjithsesi priten analizat ato që do të vërtetojnë shkakun e vërtetë të këtij skandali që ka alarmuar banorët e zonës. Ballshi ndodhej edhe dje në gjendje alarmi, pasi vetëm gjatë paradites mbi 200 nxënës shkollash u dyndën dyerve të spitalit me simptomat e intoksikimit. Kurse mbrëmjen e së hënës ishin rrethi 102 persona që u shtruan me urgjencë në spital pasi dyshonin se ishin helmuar.
Last Updated on Wednesday, 12 May 2010 22:24