Vrau krushqit denohet me Burgim te perjetshem
Gjykata e Tiranes ka denuar me burgim te perjetshem Ylli Sherifin 40-vjecarin i cili akuzohet se plagosi tre anetare te familjes Elmazi ne Tirane dy prej te cileve vdiqen me pas ne spital. Referuar vendimit te gjykates motivi i ngjarjes ishte mospajtimi i Sherifit me martesen e vajzes se tij me nje nga djemte e familjes Elmazi. Ai akuzohet nga prokuroria per Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit. Por gjyqi ne ngarkim te 40-vjecarit nuk zgjati me shume se tri seanca. Kjo pasi vete i pandehuri pranoi vrasjen gje qe e detyroi prokurorine dhe gjykaten te mos therriste deshmitare te tjere per te provuar akuzen. Kjo beri qe menjehere pas seances se pare gjykata te kerkoje nga prokuroria te paraqese pretencen per te akuzuarin dhe me pas ne seancen e trete gjykata tha vendimin perfundimtar per te. Por megjithese Sherifi u denua nga gjykata me burgim te perjetshem ai do te kryeje vetem 25 vite burg pasi ka perfituar uljen e nje te tretes se denimit nga pranimi i akuzes. Sipas prokurorise tragjedia e rende ndodhi ne 1 korrik te ketij viti rreth ores 2330 ne lagjen Allias ne kryeqytet. Pak para mesnate 40 vjecari i armatosur ka trokitur ne banesen ku jetonte familja e Fatmir Elmazi. Deren e baneses e ka hapur shtetasi Fatmir Elmazi i cili ka konstatuar se jashte saj ndodhej i pandehuri Sherifi. Sapo ka hapur deren e baneses shtetasi Ylli Sherifi ka qelluar menjehere me armen ne drejtim te shtetasit Fatmir Elmazi. Po sipas Gjykates me pas ai eshte futur ne brenda ne shtepi ku ka plagosur rende Anife Elmazin dhe Ervin Ademin. Dy bashkeshortet Elmazi nderruan jete ne ditet me pas ne spital.