E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë sërish datat, Dinamo e Vllaznia luajnë të martën

Kupa e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të ndryshojë datat e ndeshjeve të aktiviteteve futbollistike në vend. Pasi janë shtyrë e rishtyrë, takimet e kthimit në turin çerekfinal kanë pësuar të tjera ndryshime. Tri ndeshjet e mbetura (Dinamo-Shkumbini, Vllaznia-Skënderbeu dhe Teuta-Gramozi) nuk do të luhen vetëm të mërkurën, ashtu siç ishte parashikuar fillimisht. Institucioni që drejton sportin më popullor në vend bëri të ditur se Vllaznia-Skënderbeu dhe Dinamo-Shkumbini do të luhen 24 orë më parë, pra të martën. Takimet do të nisin më 13:30, ku dinamovitët synojnë të përmbysin humbjen 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa shkodranët duken të favorizuar për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, pas barazimit 0-0 në Korçë. Në mesjavën e ardhshme mbeten për t’u luajtur vetëm 90 minutat e dyta të sfidës Teuta-Gramozi, ndërsa ndeshja e parë në Ersekë u mbyll në barazim 1-1.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›