Çelsi në krizë portierësh para Interit, Zhirkov gati
Mungesat
çelsi e sheh veten në krizë portierësh përpara sfidës me Interin, në takimin e kthimit për 1/8 e Champions League. Pas Petr çeh, është dëmtuar edhe Hilario, i cili ka probleme muskulore. Në ndeshjen e djeshme kundër Uest Hemit, në portë u aktivizua “gardiani” i tretë Ros Turnbull (ndërsa në stol qëndroi i riu Rhi Tejlor, i cili luan në skuadrën rezervë). Por, shqetësimi më i madh është për përballjen e së martës, kur blutë e drejtuar nga Ançeloti do të luajnë përballë Zhoze Murinjos dhe do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë. Ndërkohë, në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku mungon Eshli Kol, është rikthyer rusi Zhirkov.
#