E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë tarifat për paditë civile nëpër Gjykata



Rryçi

Ministria e Drejtësisë përcakton tarifa të reja për një sërë shërbimesh në Gjykatë, Noteri, prokurori dhe Përmbarim. Sipas udhëzimit më të fundit të ministrit të Drejtësisë këto tarifa janë shtrenjtuar për shkak të numrit të lartë të kërkesa që përbëjnë në shifrat zyrtare nëpër këto institucione. Sipas burimeve nga kjo ministri shpjegohet se një nga arsyet është bërë dhe dhjetëfishimi i numrit të padive për kreditë e këqija. Statistikat zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kanë shënuar gjatë muajit tetor edhe shifrën më të lartë mbi numrin e padive civile të depozituara nga bankat për kreditë e këqija. Por nuk mbeten pas dhe shumë padi të tjera civile që janë objekt më pas për ekzekutim nga zyrat e përmbarimit shtetëror.
Paditë
Sipas burimeve nga Gjykata, këto dosje po kthehen në problem për shqyrtimin e tyre, për shkak të numrit të madh që ndodhet në secilën zyrë të gjyqtarëve. Për herë të parë, në lidhje me këtë fenomen, bëhen publike statistikat zyrtare të kësaj gjykate, të cilat tregojnë se kur ka nisur shqetësimi i bankave për mosshlyerjen në kohë të kredive nga ana e kreditorëve. Ndërsa padia mbërrin në gjykatë, bankave, nëpërmjet juristëve të tyre, u duhet të ndjekin vijueshmërinë e vendimit edhe nëpër zyrat e Përmbarimit. Pasi do të jenë përmbaruesit që do të ekzekutojnë vendimet e Gjykatës deri në sekuestrim të pasurive të qytetarëve që nuk kanë shlyer kredinë. Këto dosje kanë problemet e tyre që në fazën e shqyrtimit nga Gjykata. Adresat e pasakta dhe ndërrimi i vendbanimit nga ana e qytetarëve i ka bërë më të vështira këto vendime, për të mos thënë të paekzekutueshme.
Mbingarkesa
Statistikat gjithmonë kanë treguar se një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës gjykon në një vit sa totali i dosjeve që mund të gjykojë një gjykatë në një rreth të vendit. Mirëpo, gjatë këtyre muajve, këto statistika janë rënduar edhe më tej. Shkak janë bërë paditë e depozituara nga bankat e nivelit të dytë për kreditë e këqija. Fluksi i këtyre padive u ndje edhe në pjesën e dytë të vitit të kaluar, por në këtë vit ato janë dhjetëfishuar. Gjyqtarët tregojnë se këto dosje po krijojnë një kaos edhe për çështjet e tjera, për shkak se ato kanë mangësi në të dhënat që paraqesin bankat dhe gjykimi për këto kërkesa vijon për javë me radhë. Sipas tyre, një ditë pune për ta mund të përfshijë më shumë se 10 procese, nga të cilat jo të gjitha mund të zhvillohen po brenda kësaj dite. Përveç mungesës së zakonshme të palëve në proces, zgjatja e një procesi më shumë se ç’ishte parashikuar shkakton shtyrjen e të gjitha orareve të përcaktuara. Kalendari i gjyqeve për ta është tepër i ngarkuar, duke qenë se janë në pritje dhjetëra dosje që zënë vend nëpër tavolinat e gjyqtarëve civilë. Gjatë këtij nëntëmujori shifrat tregojnë se numri i padive për kreditë e këqija ka shkuar në 3 mijë dosje. Por, një vit më parë ka qenë rreth 50 dosje më pak dhe në vitet e kaluara gjithmonë numër më i vogël i këtyre padive. Në lidhje me këto padi, statistikat e Gjykatës zerohen gjatë vitit 2004.

Tarifat e reja që kanë ndryshuar
Tarifat që kryhen në Përmbarimin privat dhe shtetëror :
Për vënien në ekzekutim të vendimeve të titujve të tjerë me objekt të pavleftësueshme 3500
Për vënien në ekzekutim të vendimeve të titujve të tjerë me objekt të vleftësueshme 3500
Kundrejt shtetasve 2 për qind
Kundrejt personave juridikë 2 për qind
Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësorë 200
Për përkthime të çdo lloj Akti ose Dokumenti nga përmbaruesi me kërkesë të interesuarit 200
Për vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor 0

Për regjistrimin e personave fizikë e juridik privatë (shtetas shqiptar) 1 000

Për regjistrimin e personave fizikë e juridik privatë (shtetas të huaj) 4 500

Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisje me pasaportë për jashtë shtetit 200

Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë 200
Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë Masa e taksës në lekë
Për pension ushqimor pa pagesë
Për vërtetim fakti 3 000
Padi për zgjidhje martese 3 000
Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike 3 000

Padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore si dhe për shkaktim dëmi Masa e taksës në lekë
Me vleftë deri në 100 000 lekë 3 000
Me vleftë mbi 100 000 lekë 1 % e vlerës
Padi për pjesëtim pasurie 3 000
Padi për kthim në punë pa pagesë

Sajmir Rusheku padit në Gjykatë Komunitetin Mysliman
Saimir Rusheku ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore në lidhje me konfliktin e krijuar pak ditë më parë me drejtuesit e këtij Komuniteti. Burime zyrtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pohuan dje për gazetën “Albania” se Rusheku ka depozituar një padi civile me anë të cilës kërkon shfuqizimin e disa ditëve më parë të vendimit të kryesisë së Komunitetit Mysliman për ta shkarkuar nga detyra e nënkryetarit. “I kërkoj Gjykatës konstatimin absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr. 32 datë 09 10 2009 të Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”, thuhet në padinë civile e cila tashmë i është nënshtruar procedurave të shortit elektronik. Më tej Rusheku shpjegon në padinë e tij se ky vendim i kryesisë është akt në kapërcim të kufijve të kompetencave statusore. Rusheku i kërkon gjykatës që nëpërmjet një vendimi të rregullojë pasojat juridike që kanë ardhur nga zbatimi i këtij vendimi dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, duke kërkuar kështu rikthimin në detyrë. Vetëm pak ditë më parë pas një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit është larguar nga detyra nënkryetari i Komunitetit, Sajmir Rusheku dhe Imami e Tiranës, Shaban Saliu, të cilët janë emëruar këshilltarë të Muçës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunitetit Selim Muça, sipas të cilit ndryshimet erdhën pas një votimi në bazë të statutit. Rusheku ka akuzuar Muçën për përfshirje të dyshimtë në shitjen e trojeve, deklarata që janë cilësuar si të pabaza nga vetë Muça.

2 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›